Liderët shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen sot në Tiranë, ku dhe do të zhvillohen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit.
Vendi që qeveria ka zgjedhur për të drekuar liberët e rëndësishëm të shteteve do të jetë lokali i njohur në kryqytet Padam.
Pjatat për liderët do të realizohen nga duart e arta të chef Fundim Gjepalit dhe padyshim që menuja do të jetë e veçantë, e përzgjedhur me kujdes për të kënaqur shijet e gjithë liderëve të pranishëm.
Me siguri pjatat do të jenë tradicionale, sigurisht ndërthurur me elementë ndërkombëtarë, siç edhe chef Fundim Gjepali e ka filozofi të gatimit të tij. Ndaj kujt më mirë se atij mund t’i besohej një drekë e një rëndësie të tillë.
-
E fundit nga BORDO; Kanal në YouTube!
29 Shtator, 12:11
Pak ditë më parë chef Fundim Gjepali përgatiti për ndjekësit e revistës “Bordo”, një nga pjatat më identifikuese të tij, Trofta e Tamarës (të cilën e gjeni në këtë artikull).
Nuk dihet ende nëse kjo pjatë e veçantë do të jetë pjesë e menusë që chef i mirënjohur do të zgjedhë për liderët europianë..