Këngëtari Klajdi Haruni është bërë baba për herë të parë. Vetë këngëtari e ka dhënë lajmin e ëmbël duke ndarë një foto familjare, me duart e së bijës.
Vogëlushja ka lindur më 10 tetor, por këngëtari vetëm sot ka vendosur të ndajë lajmin me fansat e tij. Me anë të imazhit familjar, Klajdi ka zbuluar emrin e veçantë të vogëlushes, e cila quhet Hea.
Kujotjmë se nuk ka shumë kohë që kur Klajdi na prezantoi me partneren e tij. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Orgesa.
Partnerja e zemrës së këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.