Marrëdhënia mes dy ish-partnerëve Arbenita dhe Fero po lundron ende në ujëra tejet të turbëllta.
Prej muajsh dyshja e famshme nga Kosova janë në konflikt të vazhdueshëm, për shkak të divorcit që duket se kundërshtohet nga ana e reperit Fero. Ka qenë modelja Arbenita ajo që ju drejtua dyerve të gjyktës për t'i dhënë fund martesës me reperin, por duket se ky i fundit ka refuzuar të firmosë për zgjidhjen e kësaj martese.
Në një status të gjatë të shkruar nga ana e modeles disa orë më parë thuhet se abuzimi mental karshi saj nga ish partneri ende vijon dhe se përpos pretendimeve të tij, ajo nuk ja ka ndaluar asnjëherë të atit vajzën. Në postin e saj Arbenita thekson se gjithçka ajo këto momente është divorci por ka qenë e pamundur të marrë firmën e Feros. Ajo e ka kërcënuar ish partnerin se nëse ai vijon të hedhë akuza, apo të shkruajë rreth saj gjëra të rreme, do të jetë e detyruar ta hedhë në gjyq!
Arbenita dhe Fero janë prindër të një vajze 4 vjeçare të quajtur Nina, për të cilën gjykata ka vendosur që babai i vajzës do ta takojë vetëm 3 orë në javë!