KreuCelebrity

U bë baba në moshën 79 vjeç; Robert De Niro ndan eksperiencën e tij!

Robert De Niro ka dhënë së fundmi një intervistë për “Guardian” dhe ka folur për ardhjen në jetë të djalit të tij të vogël. Aktori 80-vjeçar u bekua në muajin prill me fëmijën e tij të shtatë, vajzën e tij, Virginia Gia.

U bë baba në moshën 79 vjeç; Robert De Niro ndan

Në lidhje me rritjen e fëmijëve, aktori tha: “Të kesh fëmijë, nuk bëhet më e lehtë. Është ajo që është dhe kjo është në rregull. Domethënë, nuk bëj asgjë shumë të lodhshme. Unë jam aty për të mbështetur të dashurën time. Ajo bën të gjithë punën e vështirë. Por kemi edhe ndihmë, e cila është shumë e rëndësishme”.

U bë baba në moshën 79 vjeç; Robert De Niro ndan

Kur u pyet nëse i pëlqen atësia, ylli i filmit u përgjigj: "Sigurisht që më pëlqen ... më pëlqen e gjithë kjo! Me një fëmijë është ndryshe. Është e gjitha ndryshe nga fëmijët e mi të rritur, nipërit e mbesat e mia. Unë nuk u flas fëmijëve të rritur ashtu siç flas me fëmijën tim apo si flas me 11-vjeçaren time, megjithëse ajo është mjaft e zgjuar".

Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott sollën në jetë vajzën Drena, tashmë 51-vjeçe. Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael, 46-vjeç.

U bë baba në moshën 79 vjeç; Robert De Niro ndan

De Niro ka djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot 25-vjeç dhe vajzën Helen 11-vjeçe me ish-bashkëshorten Grace Hightower.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF