“Detyra ndaj kombit thërret”: Mediat izraelite raportojnë se një nga truprojat e Taylor Swiftit në turneun e saj Eras ka lënë punën e tij në SHBA për t’u kthyer në shtëpi në Izrael.
Truproja, emri i të cilit nuk është bërë publik, thuhet se i është bashkuar njësisë së tij të ushtrisë për të luftuar për IDF-në, forcat e armatosura izraelite.
"Kam një jetë mjaft të mrekullueshme në SHBA, një punë ëndrrash, miq të shkëlqyer dhe një shtëpi të rehatshme. Unë normalisht nuk kisha përse vija këtu, por nuk mund të qëndroja duarkryq teksa familjet masakroheshin dhe digjen të gjalla në shtëpitë e tyre. Mos qëndroni pa bërë asgjë. Mos jini në anën e gabuar të historisë”, mendohet të ketë thënë truproja i këngëtares.
Deri më tani të paktën 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur që nga 7 tetori në Gaza, tha sot ministria palestineze e shëndetësisë, duke shtuar se 58 u vranë dhe më shumë se 1,250 u plagosën në Bregun Perëndimor. Midis tyre, 11 ishin gazetarë palestinezë, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë. Viktimat në anën e Izraelit janë mbi 1400.



















