KreuCelebrity

 “Faza e mjaltit ka përfunduar..”, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në prag divorci?

Sipas burimeve të afërta me çiftin e famshëm të Hollivudit, një vit pasi ata thanë "Po", Affleck dhe Lopez po kalojnë një moment të vështirë në marrëdhënien e tyre, në dukje perfekte.

“Faza e muajit të mjaltit ka përfunduar”, shpjegoi një burim për situatën aktuale mes çiftit. “Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh, duke përfshirë angazhimet e punës, të qenit në qendër të vëmendjes dhe prindërimin e përbashkët”.

 “Faza e mjaltit ka përfunduar..”, Jennifer Lopez dhe Ben

Një tjetër burim ka folur për lidhjen e fortë të yllit të “Good Will Hunting” me ish-gruan e tij, Jennifer Garner. "Ben dhe Jen janë jashtëzakonisht të afërt”, tha një burim i brendshëm i yllit të “13 Going on 30” dhe Affleck, të cilët kanë fëmijë Violet, 17, Seraphina, 14 dhe Samuel, 11.

"Në fakt, kohët e fundit ka patur shumë foto të tyre së bashku ku Ben duket aq i lumtur, më i lumtur se zakonisht. Por J.Lo nuk mendon se Ben dëshiron që Jen të kthehet. J.Lo madje e pëlqen shumë Jen, por cila grua nuk do të ishte pak xheloze?", zbuloi burimi.

 “Faza e mjaltit ka përfunduar..”, Jennifer Lopez dhe Ben

Këto aludime u përhapën pasi Garner dhe Ben Affleck u panë duke ndarë një përqafim intim në një makinë në Los Angelos.  "Mbështetja e Benit te Jen si një e besuar mund të ketë kaluar kufirin”, vazhdoi burimi, por theksoi se, "Ben i ka siguruar J. Lo se ajo është e vetmja grua për të dhe se ai vetëm kujdeset për Jen për shkak të fëmijëve”.

Lidhja me ish-et nuk i ka pëlqyer Lopez-it, e cila iu drejtua yllit të Alias për t'i treguar se sa e pakëndshme ndihej me ndërveprimet e saj me Affleck. "Xhelozia që ndjen J.Lo për lidhjen e tyre të thellë është intensive”, tha një tjetër burim i brendshëm.

 “Faza e mjaltit ka përfunduar..”, Jennifer Lopez dhe Ben

"Ajo beson se Beni e gënjeu për miqësinë e tij me Jen - lidhja e tyre është më e fortë sot sesa kur ishin të martuar - dhe ajo i la Jen të kuptonte se nuk e vlerësonte kohën që i ka marrë burrit të saj”, vazhdoi burimi.

Thuhet se J. Lo dhe Jen patën një diskutim për afërsinë mes ish-çiftit. "Jen madje anuloi disa nga takimet e tyre të planifikuara si një familje e përzier për shkak të tensionit mes tyre”, tha burimi.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF