Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi reperi mungoi gjatë premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si fillim në Tiranë dhe së fundmi në Prishtinë.
Kjo ka bërë që të gjithë të vendosin në pikëpyetje marrëdhënien e tyre, pasi pjesëmarrja e Sara Hoxhës në këtë film është padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.
Sara në premierën e Prishtinës kishte edhe vajzën me vete Poem, ndërkohë që zërat për ndarje i ka mohuar për Canape në T7 duke u shprehur se ai ka angazhimet e tij.
Së fundmi po qarkullon një video që tregon se babai i Ledrit ishte pak metra larg premierës dhe ishte tejet i nervozuar, teksa disa të afërme mbanin në krahë Poin. Por Agron Vulaj nuk u pa në asnjë moment pranë Sarës.