Britney Spears zbulon në kujtimet e saj "The Woman In Me", se ajo ka abortuar fëmijën e Justin Timberlake në vitin 2000 kur ata ishin rreth 19 vjeç. Ky vendim thuhet se e ka përndjekur Britney-n, e cila më vonë ajo pati dy djem, Sean Preston dhe Jayden James, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline.
"Ky libër është një makth për të për shkak të mënyrës sesi e fut të gjithë familjen në kaos”, tha një burim pranë tij. Timberlake, i cili u takua me Britney midis 1999 dhe 2002, u martua me Jessica Biel në vitin 2012 dhe ata kanë dy djem, Silas dhe Phineas. Zbulimi në kujtimet e Britney e ka lënë çiftin të tronditur, sipas një miku të familjes.
-
Britney Spears zbulon pse rruajti kokën në 2007!
18 Tetor, 15:32
Libri, i planifikuar të dalë më 24 tetor, pritet të hedhë dritë mbi marrëdhënien e Britney-t me Justin-in, për të cilin burimet thonë se ishte dashuria e vërtetë e jetës së saj.
“Nuk e kam idenë nëse për abortin ai i ka thënë Jessicas, sepse marrëdhënia e Justin me Britney-n nuk është diçka që ai e diskuton me miqtë e tij”, shtoi burimi i brendshëm.
"Unë nuk mendoj se Justin do të kundërshtojë publikisht ndonjë nga pretendimet e Britney, sepse ky nuk është stili i tij. Por ai mund të detyrohet nga rrethanat. Justin e kishte mbyllur këtë kapitull në jetën e tij dhe tani Britney po e vendos sërish para të gjithëve”, tha ai më tej.