Prej kohësh në media po përflitet se Arbana Osmani dhe Lori Hoxha kanë konflikte për shkak se trashëgimtarja e Top Channel donte që të vendoste Luizin opinionist të Big Brother VIP 3, ndërkohë që moderatorja nuk ishte dakord.
Por mesa duket gjërat mes tyre janë zgjidhur, pasi Osmani në ditën e saj të lindjes ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram. Përkrah një fotoje realizuar në dasmën e moderatores, ajo shkruan,
“Gëzuar ditëlindjen për një tjetër peshore të shkëlqyer në jetën time @lorihoxha ???? Mirënjohëse që ndaj me ju një udhëtim të mrekullueshëm, dhe ja një dolli për më shumë në vazhdim”, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë të gjitha aludimet që kanë qarkulluar.
View this post on Instagram
Kujtojmë që së fundmi Luizi konfirmoi se mes tij dhe Arbanës ka krisje por ai për momentin nuk mund të zbulonte detaje.
-
“Ka krisje..”, Luizi flet për marrëdhënien e tij me Arbanën!
17 Tetor, 15:12
“Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh Luizi, duke mos dhënë shumë detaje”.
Ky postim i Arbanës tregon që është rënë dakord që Luizi të mos jetë opinionist i BBV 3.