Travis Kelce ka blerë një rezidencë prej gjashtë milionë dollarësh në Kansas City për të shijuar privatësinë e tij me Taylor Swift. Ylli 34-vjeçar i NFL-së dhe 12-herë fituesi i Grammy-t janë parë shpesh së bashku kohët e fundit, madje paparacët i kanë fotografuar edhe të kapur për dore në New York City.
Page Six dhe TMZ raportojnë se rezidenca është një pronë luksoze që përmban një ujëvarë, pishinë dhe fushë mini golf, ndërsa ndodhet në një zonë private. Vendimi i Kelces për të kërkuar një vendbanim më privat erdhi pasi ai kuptoi sa e aksesushme ishte shtëpia e tij e mëparshme.
Ai tashmë zotëronte një rezidencë me shtatë dhoma gjumi në Kansas City, të blerë për 995 000 dollarë në 2019, dhe një apartament në Orlando të blerë për 355 000 dollarë në të njëjtin vit.
Paga vjetore e Kelces, e cila arrin në 14 milionë dollarë, është pjesë e një kontrate katërvjeçare prej 57 milionë dollarësh që ai nënshkroi në vitin 2020, pa përfshirë të ardhurat shtesë që ai ka nga bashkëpunime të tjera.
Vëmendja e publikut për marrëdhënien e Kelces me Swift ishte e pritshme, pasi ai e pranoi me humor në Podcast-in e tij New Heights me vëllain Jason. “Jeta ime personale nuk është aq personale”, ka theksuar Kelce.