Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka ndarë lajmin se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 10-vjeçare me partnerin, Andrea Giambruno.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Meloni falënderon ish-partnerin për vitet që kaluan së bashku, për vështirësitë që kaluan së bashku dhe për gjënë më të rëndësishme në jetën e saj, vajza e tyre Ginevra.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.
Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.
PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, ka shkuar Meloni, teksa e ka shoqëruar postimin me një foto ku shihet me ish-partinerin dhe vajzën e tyre.
View this post on Instagram