Janë një nga dyshet e ekranit më të preferuara të publikut shqiptar të apasionuar pas serialeve turke, dhe tani, Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug janë bërë dy nga personazhet shumë të dashura të kinematografisë në Turqi e jashtë saj, do të rikthehen për një projekt së bashku.
Ata kanë përfunduar xhirimet për filmin “Thirrja e fundit për Stambollin”, madje është zyrtare dhe data e filmit. “Netflix” ka njoftuar se filmi do të shfaqet më 24 nëntor.
I konsideruar si “një histori për Neë York-un, dashurinë dhe shanset e dyta“, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.
Tatlitug dhe Saat ishin dy prej aktorëve të serialit të njohur turk, “Dashuri e ndaluar”. Tanimë pas shumë vitesh, të dy do t’i shohim sërish bashkë.