KreuCelebrity

Kim Kardashian heq dorë nga burrat më të vegjël: Pas përvojës së fundit..

Kim Kardashian ka vendosur një kufi moshe për marrëdhëniet e saj të ardhshme. Pas lidhjes së saj me komedianin Pete Davidson, ajo vendosi që partneri i saj i ardhshëm të jetë më afër moshës së saj.

Kim Kardashian heq dorë nga burrat më të vegjël: Pas

“Pas përvojës sime të fundit, unë kam kufij moshe”, tha Kim, 42 vjeçe, duke iu referuar diferencës 13-vjeçare që kishte me Davidson, 29 vjeç.

“Më duhet pak më i përshtatshëm për moshën”, shtoi nëna e dy fëmijëve në episodin më të fundit të reality shoë-t të saj “The Kardashians”.

Kim Kardashian heq dorë nga burrat më të vegjël: Pas

Pavarësisht kësaj, ajo paralajmëroi se në këtë moment është e lumtur që është beqare. "Unë jam vërtet mirë duke qëndruar vetëm dhe personi i duhur do të vijë në rrugën time”.

Megjithatë, 42-vjeçarja shtoi se do të dëshironte të kishte ndihmën e një partneri në rritjen e fëmijëve të saj. "Do të ishte shumë mirë nëse do të kisha një partner, që do të vinte dhe do të më merrte përsipër. Por nuk mund të ndodhë kështu”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF