KreuCelebrity

19 vite pa Anita Bitrin!

19 vite pa Anita Bitrin!

Edhe pse kanë kaluar 19 vjet që nga ikja tragjike e artistes së madhe Anita Bitrit, përsëri gjithë dashamirësit dhe artdashësit e kujtojnë me dhimbje tragjedinë që ndodhi në qytetin ku jetoi në Staten Island, në Nju-Jork.

19 vite pa Anita Bitrin!

Tri gjenerata: Anita, e bija Sibora dhe nëna e saj Hazbija, u mbytën nga gazi, monoksidi i karbonit. Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve ’90, që erdhën në skenat e Festivalit shqiptar. Me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

19 vite pa Anita Bitrin!

Anita Bitri lindi në Sarandë më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeçe, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës. Talenti i saj tërhoqi vëmendjen e profesor Robert Papavrami. Do të duhej vetëm një vit pune që Robert Papavrami dhe Bitri të dilnin para spektatorëve vlonjatë në një duet me violinë, duke mahnitur sallën me interpretimin e tyre virtuoz.

19 vite pa Anita Bitrin!

Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”. Në anketën muzikore të Radio Tiranës për këtë këngë, vlerësohet për interpretimin e saj brilant. Më pas, sukseset e saj vazhduan me këngën shumë të njohur, “Mos u nxito”, në Koncertin e Pranverës 1988, ku u vlerësua me çmim të parë.

19 vite pa Anita Bitrin!

Vlen për t’u përmendur edhe interpretimi i këngëve “Lulet e majit i çel në janar”, “S’ka formulë në dashuri”, “Abrakadabra” etj.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF