KreuCelebrity

Pas 45 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm!

Pas 45 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm!

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj, Don Gummer, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Pas 45 vitesh bashkë bëhet me dije se ata po jetojnë të ndarë, konfirmojnë burime për “Page Six”.

Pas 45 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm!

Ikona fituese e Oscarit, 74 vjeçe, dhe skulptori i nderuar, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet.

Në një deklaratë ekskluzive, një zëdhënës tha: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara”.

Pas 45 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm!

Çifti ka katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40, Grace Gummer, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç, të cilët i rritën në kompleksin e tyre në Konektikat në qytetin e qetë dhe historik të Salisbury.

Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Haëker. Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF