Mediat roze ziejne prej ditesh nga lajmi një ndarjeje të mundshme te Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, pasi ky i fundit u bë “u zhduk” në filmin ku ajo mori pjesë.
Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje, nuk i shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë dhe Sara s’pranoi të tregonte se ç’i kishte thënë ai për puthjen në film. Por sipas albeu.com, i gjithe ky mund te kete qene vetem një show mediatik nga ana e çiftit.
Sara pretendon se janë për bukuri bashkë, madje i është përgjigjur vetë pyetjeve për ndarjen, teksa bënte një intervistë për “T7”.
“Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”
“Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.