Maluma po feston një kapitull të ri në jetën e tij. Fituesi i Grammy-t zbuloi se ai dhe e dashura Susana Gomez janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, teksa ka publikuar këngën e tij të re "Procura".
Videoja katërminutëshe hedh një vështrim mbi romancën e çiftit, duke përfshirë momente të ndryshme të bukura që ata kanë kaluar së bashku, përfshi shtatzëninë.
Maluma dhe Susana kanë realizuar edhe një festë ku zbulojnë gjininë e bebit. Në fund të videoklipit nuancat e tymit tregojnë se dyshja janë në pritje të një vajze.
Përpara këtij kapitulli të tij të ri si baba i ardhshëm, këngëtari më parë u shpreh për dëshirën e tij për të krijuar një familje një ditë.