Paris Hilton duket nuk hyn tek prindërit që duan ta ruajnë me cdo kusht privatësinë e fëmijëve të tyre. Përkundrazi, ajo ka zgjedhur të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix për miqtë e e vet te shumte në rrjetet sociale.
Paris publik në Instagram me pothuajse 25 milionë njerëz që e ndjekin, foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”, ka shkruar ajo.
Komentet e ndjekësve megjithatë, u përqëndruan në një pikë që as pasanikja vetë ndoshta nuk e kishte menduar: tek forma e kokës së vogëlushit. Nisur nga detaji që vunë re, komentuesit thanë se dicka me kokën e fëmijës nuk është në rregull.
“Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”?, thotë një prej tyre. “Pse e ka kokën kështu?”, “A vuan nga diçka”?, “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.