KreuCelebrity

Plas në DWTS! I përmendi sanduiçin; Ronaldo Sharka i kthehet keq Olta Gixharit!

Ronaldo dhe Frenki performuan këtë të premte në skenën e “Dancing With The Stars” me një Rumba. Por performanca e tyre u kritikua nga juria, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

Plas në DWTS! I përmendi sanduiçin; Ronaldo Sharka i kthehet

Ronaldo u vlerësua me 24 pikë dhe nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje Oltës për batutën e sanduiçit që aktorja i bëri javën e kaluar dhe për pikët e ulëta të kësaj jave.

Plas në DWTS! I përmendi sanduiçin; Ronaldo Sharka i kthehet

Pjesë nga debati:

Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta? Ika se kam një sanduiç tjetër për të ngrënë…

Bora: Pse e thua këtë? Po kalon në ofendime personale dhe nuk është aspak e bukur as për njerëzit që na ndjekin.

Olta: Po shumë mirë bën ai. Kur ja ka dhënë Top Channel këtë mundësi, i jep kohë televizive dhe mikrofonin të flasë, shumë mirë bën ai. Ai po bën atë që di të bëjë më mirë, të shpifi dhe të ofendojë. Lëre të hedhë baltë. Shumë bukur, po ta jep Topi këtë kohë, bravo të qoftë.

Ronaldo: Për diçka të jesh e sigurt Olta, vetëm te drejtuesit e Top Channel mos dysho.

Bora: Ronaldo, të lutem respekto njerëzit që janë këtu. Për më tepër, çfarëdo vlerësimi që të japin nuk e japin për profesionin tuaj, kështu që mos e kthe duke i akuzuar për profesionin e tyre.

Iliri: Top Channel u ka dhënë mundësinë si ty, edhe asaj që të jeni në këtë skenë sot. Dhe unë mendoj që në këtë skenë, secili prej jush duhet të ketë qetësinë mendore që të respektoni njeri-tjetrin. Tani ti je aty dhe ajo është këtu. Dhe ta nxjerrësh bisedën përtej asaj çka përfaqëson sanduiçi në vetvete është e tepruar.

Ronaldo: Gjithsesi  VIP 9  është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF