KreuCelebrity

“Gruaja brenda meje”: Libri i shumëpritur i Britney Spears, vjen edhe në shqip!

“Gruaja brenda meje”: Libri i shumëpritur i Britney Spears,

 

Britney Spears duket se ka vendosur të zbulojë gjithçka në librin “The Woman In Me”- “Gruaja brenda meje” , që publikohet në 24 tetor. Jennifer Bergstrom, Zëvendës Presidente e Gallery Books, shprehu bindjen e plotë se kujtimet e yllit të popit, nuk mund ta lemë publikun indiferent.

“Gruaja brenda meje”: Libri i shumëpritur i Britney Spears,

Dhe interesi për këtë libër ka qenë vërtet i madh. Britney ka nënshkruar një kontratë prej 15 milionë eurosh me Simon&Schuster për të ndarë me të gjithë kujtimet e saj thellësisht personale. Porositjet kanë nisur me kohë, që përmes britneybook.com, Amazon dhe shitësve të tjerë të mëdhenj të librave, duke lejuar fansat dhe lexuesit të gërmojnë në jetën dhe sprovat e kësaj artiste ikonë.

“Gruaja brenda meje”: Libri i shumëpritur i Britney Spears,

Libri ndërkohë vjen edhe në shqip. Është shtëpia botuese Mediaprint që e sjell atë për publikun shqiptar.

Britney shokoi ndjekësit me pohimin bërë pak ditë më parë se kishte abortuar një fëmijë gjatë kohës që ishte në një lidhje me Justin Timberlake. 41 vjecarja kujtoi në autobiografinë e saj, “The Woman in Me”, se shtatzënia “ishte një surprizë”, por ajo donte ta mbante fëmijën dhe pranoi t’i nënshtrohej një aborti vetëm me insistimin e Timberlake. Libri premton edhe të tjera rrëfime befasuese, ndaj dhe kërshëria që ka ngjallur ende pa u hedhur në treg, ka qenë mjaft e madhe.

“Gruaja brenda meje”: Libri i shumëpritur i Britney Spears,

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF