KreuCelebrity

Kaq e patën! Ndahet Tom Brady dhe Irina Shayk!

Romanca e shkurtër mes Tom Brady dhe Irina Shayk mesa duket ka përfunduar, pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kaq e patën! Ndahet Tom Brady dhe Irina Shayk!

Në korrik dhe gusht të këtij viti, të shumta ishin raportimet për lidhjen e tyre. Ndër të tjera u tha se Irina Shayk e kishte kaluar natën në vendin e tij në Los Angeles. Ata madje dukej se kishin bërë një udhëtim në MB së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel.

Megjithatë, TMZ ka raportuar se takimet e tyre romantike kanë mbaruar, pasi një burim i afërt me dy ka konfirmuar se gjërat mes tyre kanë përfunduar.

Nuk është e qartë se kur ndodhi ndarja, por burime pranë të njëjtës media thonë se ata ishin ende bashkë deri në shtator.

Kaq e patën! Ndahet Tom Brady dhe Irina Shayk!

Kujtojmë që as Tom dhe as Irina nuk konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, ndaj edhe ndarja pritet të mbetet e tillë.

Të dy Tom dhe Irina janë aktualisht beqarë; qendërmbrojtësi që së fundi ka finalizuar divorcin e tij nga supermodelja Gisele Bundchen, ndërkohë Irina, nga ana tjetër, disa kohë më parë u nda me aktorin Bradley Cooper.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF