Milan, djali i madh i këngëtares kolumbiane Shakira dhe ish-futbollistit spanjoll Gerard Pique, bëri debutimin e tij si model në një set fotografik me nënën e tij. Seti u realizua nga fotografi Nicolas Gerardin dhe imazhet u shpërndanë nga artistja në rrjetet sociale.
Kolumbiania e ndau me ndjekësit e saj albumin fotografik në të cilin mori pjesë edhe Milani. Pamjet e publikuara në llogarinë zyrtare të artistes janë realizuar në ambiente të ndryshme.
View this post on Instagram
Në fotot e publikuara, këngëtarja duket super në formë, ndërsa në foton e fundit vëmendjen e ka marrë djali i saj, i cili shihet i lumtur që ka pozuar krah nënës së tij dhe duhet thënë që bije në sy stili i tij prej një djali model.
-
VIDEO/ Shakira shtyn një grua (fanse)! Shfaqet agresive!
12 Tetor, 09:45
Djali i Shakirës dhe Gerard Pique-s është gjithashtu i përfshirë në futboll. Që kur mbërriti në Miami pas ndarjes së prindërve të tij, Milani i është bashkuar Akademisë së Juventusit në Florida, një divizion i vogël i skuadrës së njohur italiane që ishte rivale e babait të tij për disa vite.
“Milan shënoi një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë për të siguruar një barazim për skuadrën Camoranesi (U11) pasi humbi 2-1”, thuhet në njoftimin e akademisë