KreuCelebrity

Meloni flet për herë të parë pas vendimit për ndarjen nga bashkëshorti

Meloni flet për herë të parë pas vendimit për ndarjen
Kryeministrja italiane ka folur për herë të parë para gazetarëve në lidhje me ndarjen nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë. Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, u tha ajo më tej gazetarëve.

Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon. 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë”-shkruante kryeministrja italianë në rrjete sociale.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF