KreuCelebrity

North zbuloi padashje “live” se vuan nga një çrregullim, si ishte reagimi i Kim?

North zbuloi padashje “live” se vuan nga një çrregullim,
Vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, zbuloi teksa ishte “live” në TikTok së bashku me të ëmën se vuan nga një crregullim, më saktësisht se është daigonstikuar me disleksi. 10-vjecarja e bëri këtë pasi po përpiqej të shkruante dicka dhe kishte vështirësi, e ndërsa Kim ju ofrua për ta ndihmuar, North tha:

“Hej, unë kam disleksi. A e dini se çfarë është kjo?”

Menjëherë më pas Kardashian ndërhyri, e qetë, përpara se North të mund të thoshte diçka më shumë, teksa ju drejtua: “North, po na nxjerr sekretet këtu,”- nisur edhe nga fakti se e bija po thoshte edhe dicka për një album që mund të nxirrte, gjë që mesa duket nuk është ende për publikun.

Meqë jemi këtu, për ju që nuk e dini, disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në lexim dhe në të shkruar, për shkak të problemeve në identifikimin e tingujve të të folurit dhe të mësuarit se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët.

Gjatë “live”-t, që tashmë është një traditë e Kim dhe North në TikTok në llogarinë e tyre të përbashkët, miliarderja i shpjegoi së bijës se ka një qëllim se përse nuk i ndan gjërat që ajo kalon dhe vajza i tha menjëherë që “e di dhe e kupton”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF