KreuCelebrity

FOTO/ Në super formë; Genc Fuga shfaqet në publik, pas problemeve shëndetësore!

Për Genc Fugën dhe familjen e tij muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi aktori pësoi një goditje në tru dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

FOTO/ Në super formë; Genc Fuga shfaqet në publik, pas problemeve

Aktori tashmë fatmirësisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe së fundmi ka qenë pjesëmarrës në sallën e Koncerteve, në Universitetin e Arteve, ku u dha shfaqja e parë pas restaurimit. Nga fotot e kapura nga mediat Genci shihet i qeshur mes kolegëve dhe bashkëshortes së tij, Eni Jani.

FOTO/ Në super formë; Genc Fuga shfaqet në publik, pas problemeve

 

Lajmin për problemet shëndetësore të aktorit, Eni e ndau me ndjekësit me anë të një postimi në rrjete sociale, ku kërkoi ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.

“Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhe të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin…. Do i lutesha të  gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mije euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë….”, shkroi asokohe aktorja Enerjeta Fuga.

Pas apelit për ndihmë të bashkëshortes së tij, Eni Jani Fuga, shqiptarët arritën që në kohë rekord të mblidhnin 19 mijë euro për operacionin e tij.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF