KreuCelebrity

Kujtimet e Britney Spears: A e shkroi vërtet vetë librin e saj të ri?

Librat e të famshmëve janë tashmë një gjë shumë e zakonshme, dhe Britney Spears është ylli më i fundit global që ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë. Spears për vite me radhë e gjeti vetën në ‘errësirë’ dhe kërshëria e fansave se çfarë ka ndodhur me jetën e saj ka qenë e madhe.

Kujtimet e Britney Spears: A e shkroi vërtet vetë librin e saj të

Të vërteta e jetës së saj priten të zbulohen në librin e saj, "The Woman in Me". Siç ndodh zakonisht kur një yll botëror publikon një libër, shumë pyesin nëse ajo e ka shkruar vërtet vetë librin apo nëse ka patur ndihmë.

Siç rezulton, autori dhe gazetari Sam Lansky ka qenë ai që ka shkruar për Spears ndërsa ajo përpiqet të tregojë anën e saj të historisë. Ai ka profilizuar njerëz si Adele dhe Maradonna gjatë kohës që punonte për ‘Time Magazine’, kështu që ai sigurisht që ka përvojë.

Kujtimet e Britney Spears: A e shkroi vërtet vetë librin e saj të

Jennifer Bergstrom, zëvendëspresidentja e Gallery Books, shprehu emocionin e saj: "Nuk mund të ishim më krenarë që ta ndihmonim të ndante historinë e saj më në fund”.

Në shkurt të vitit 2022, Page Six raportoi ekskluzivisht se Britney kishte nënshkruar një marrëveshje për librin e saj me Simon & Schuster, që përflitet se vlerësohej në 15 milionë dollarë.

Kujtimet e Britney Spears: A e shkroi vërtet vetë librin e saj të

Me sa duket, Britney prej kohësh kishte menduar të shkruante kujtimet e saj, veçanërisht pasi motra e saj, Jamie Lynn Spears, publikoi librin e saj, "Gjërat që duhet të kisha thënë", në janar 2022. Britney nuk humbi kohë duke nxjerrë në pah gënjeshtrat e motrës së saj dhe duke shprehur zhgënjimin e saj në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF