Janë katër programe investigative aktualisht në ekranet shqiptare, në të cilat qytetarë të ndryshëm shpesh drejtohen për të kërkuar ndihmë për padrejtësitë dhe shkeljet që u janë bërë nga civilë apo edhe zyra qeveritare. Fiks Fare, Stop, Piranjat dhe Xhadat janë programet e kësaj natyre të cilët me anë të humorit e satirës fshikullojnë fenomenet negative të shoqërisë shqiptare.
Ditën e djeshme nëpërmjet një sondazhi ne pyetëm lexuesit e Bordo se cilin prej këtyre dritareve investigative shihni si më të vërtetin, apo nëse do të kishin një shqetësim për një padrejtësi që ju është bërë, tek cila derë do të trokisnin? Ajo çfarë vihet re nga ky sondazh, për të paktën lexuesit e portalit tonë, dy programet më të vjetër të kësaj natyre, Fiks fare dhe Stop duket se e kanë humbur besueshëmërinë tek publiku, ndërsa programet që janë krijuar së fundmi, Piranjat dhe Xhadat duken dritare të besueshme për publikun.
Sipas këtij sonadazhi rezultoi se programi tek i cili pjesa më e madhe e votuesve ose 49 % e tyre do të drejtoheshin për të zgjidhur një padrejtësi është Xhadat, një emision satire-investigativ që ka në timonin e tij dy vajza, Delinda Dishën dhe Franceska Hysi dhe shfaqet çdo ditë në orën 20:00 në ekranin e McnTv.
Vendi i dytë shkon për programin Piranjat me 33 % të votave.



















