KreuCelebrity

2 të dashura njëkohësisht! Ardit Çuni: Ja si organizoja takimet!

2 të dashura njëkohësisht! Ardit Çuni: Ja si organizoja

Ardit Çuni ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin në YouTube të revistës “Bordo”, ku i është përgjigjur edhe pyetjeve pikante që i janë bërë në lidhje me jetën e tij private.

Ai ka zbuluar se ka patur dy të dashura njëkohësisht, por është penduar, duke theksuar se një gjë të tillë nuk do ta bëjë më kurrë. “Kam patur dy të dashura, dhe jam penduar shumë. Ishte shumë e sikletshme, nuk do ta bëj më kurrë”, tha ai.

2 të dashura njëkohësisht! Ardit Çuni: Ja si organizoja

Ai tregoi se arrinte t’i organizonte takimet me to dhe nuk është kapur asnjëherë duke tradhtuar. “I organizoja, nuk e di as vetë si i organizoja, si ia dilja, por i organizoja. Jam shumë i mirë zakonisht në këtë aspekt për t’u fshehur, por.. mund të më kishin kapur në momente të caktuara”, u shpreh ai për “Bordo”.

Gjithsesi këngëtari u shpreh se një gjë të tillë nuk do ta bëjë më kurrë në jetën e tij, pasi nuk do të donte që as atij t’ia bënin diçka të tillë.

Gjatë intervistës për “Bordo”, Arditi ka lënë të kuptuar se është në një lidhje dashurie. I pyetur se më kë ishte në Bali, Arditi tha se “Me atë”, ndërsa më pas zbuloi se vajzës me të cilën ai është fiksuar së fundi i fillon emri me “I”.

I pyetur për herën e fundit që i kanë thënë “Të dua”, ai tha se ka qenë së fundmi. Teksa u pyet puthje franceze apo romantike, Arditi me humor tha, “Në mes të Parisit”.

Më poshtë do të gjeni intervistën e dhënë nga Ardit Çuni për “Bordo”:

 

Tags:

arditcuni

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF