Arbana Osmani merr shpesh vëmendje me postimet e saj, dhe në fakt, në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive. Prezantuesja së fundi ka zgjedhur këtë rrugë për të hedhur thumba ndaj dikujt.
“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë kohën”, – shkruhet në postimin që Arbana ka ripostuar.
Nuk dihet se për kë ishte ky mesazh, por moderatorja shqiptare së fundmi është komentuar edhe për një prishje të marrëdhënieve me fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, i cili edhe e largoi nga lista e personave që ndjek në Instagram.
Projekti i fundit në ekran i Arbanës ishte drejtimi i sezonit të dytë të BBVA dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet me sezonin e tretë të ‘reality show’-t. Në qershor, Arbana lidhi kurorë në një ceremoni madhështore në Itali me partnerin e saj prej shumë vitesh, regjisorin Eduart Grishaj.