KreuCelebrity

“Njerëzit të mos më ngacmojnë, se pastaj….” Kë po paralajmëron Dafina?

“Njerëzit të mos më ngacmojnë, se

Dafina Zeqiri ka nisur të mbledhë fansat e saj dhe të bisedojnë në “broadcast channel” në Instagram. Kësisoj, ajo ndan me ta momente të rëndësishmë të karrierës së vet. Pak ditë më parë, këngëtarja bëri publik emrin e albumit të saj më të ri “The Absolute” , i cili pritet të dalë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Ky album përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera.

Në bisedë me ndjekësit ajo është shprehur se njerëzit nuk duhet ta ngacmojnë se në të kundërt ajo shkon dhe shpërthen në studion muzikore. “Çfarë kënge kam bërë sot. Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj e nxjerr inatin në studio”, shkruan këngëtarja në “broadcast channel”.

“Njerëzit të mos më ngacmojnë, se

Dafina ishte në qendër të vëmendjes së fundi për sherrin virtual me Sara Hoxhën e Ledri Vulën. Shkak për këtë u bë një koment që bëri reperi i njohur në një postim, ku përfshihej artistja shqiptare. Në këtë ‘dramë’ u përfshi edhe partnerja e Ledrit, Sara që shpërndau disa ‘thumba’ në InstaStory në drejtim të 34 vjeçares. Ndërkohë, edhe per vetë dyshen sakaq po flitet shumë këto ditë për një krizë, e cila nga ata vetë, nuk është konfirmuar.

“Njerëzit të mos më ngacmojnë, se

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF