Fokusi i ‘Prime’-it te radhës se edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ishte Edona James, e cila mes tjerash ka rrëfyer historinë e saj të transformimit dhe paragjykimet me të cilat u perball.
Edona zbuloi se që nga mosha 12-vjeçare ishte larguar nga shtëpia, atëherë kur edhe nisi të merrte hormone për ndërrimin e gjinisë. “Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur qe ne fillim se nuk kisha dëshirë të isha djalë, por mendonte se do të ndryshoja kur të rritem. Vëllai vishej me rroba meshkujsh, unë gjithmonë vishja fustane”, ka nisur tregimin e saj Edona.
“Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin”, ka treguar mes lotësh Edona. Transgjinorja rrëfeu edhe vështirësitë që hasi në familje për ta pranuar ndryshimin e saj, duke pohuar se nuk mungoi as dhuna fizike.
“Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin" mashkull është, si do të bëhet grua"! Burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq. Kur më ka parë pas disa vitesh, me tha: Kam hyrë në gjynah me ketë vajze, nuk mund t`ia ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam pasur qe kur kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendjen time të isha burrë”, u shpreh Edona. Pas rrëfimit të saj prekes, ajo u befasua nga nëna e saj, e cila përmes një letre i tregoi se ka mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj.
https://www.instagram.com/reel/CywdvKYKye9/?utm_source=ig_web_copy_link