Paris Hilton i është përgjigjur plot mllef komentuesve që vunë në lojë madhësinë e kokës së djalit të saj, duke i cilësuar ata si ‘të sëmurë’ dhe duke deklaruar se foshnja e saj është ‘përsosmërisht e shëndetshme’.
Hilton u bë nënë në janar 2023, pas një lidhjeje katërvjeçare me Carter Reum dhe një fejesë dyvjeçare. Djali i saj Phoenix erdhi në jetë përmes një nëne bartëse. Miliarderja postoi foto me të birin pak ditë më parë, por komentet flisnin vetëm për kokën e vogëlushit.
“Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im është krejtësisht i shëndetshëm”, tha Paris Hilton. “Dhe po, sigurisht që ai ka qenë te një mjek, ai thjesht ka një tru të madh”, shtoi ajo.
“Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”?, thoshte nje ndjekes. “Pse e ka kokën kështu?”, “A vuan nga diçka”?, “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.