KreuCelebrity

Grida Duma zbulon pse mban dorën në xhep gjatë emisionit!

Grida Duma ka qenë e ftuar këtë të martë në “Wake Up” dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve atyre që kanë pyetur se pse vazhdimisht gjatë moderimit të “Top Story”, ajo mban dorën në xhep.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Grida është shprehur se kjo është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të saj. Ajo tha se programi politik që ajo drejton nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë, dhe se çdokush ka nevojë për një element të vetin mbështetës, që i jep sportivitet në sjellje.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të tij, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan. Politikani nuk bën shoë, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vet, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa updated është që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën.

Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e tij mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që ‘thuaj që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, sqaroi Grida Duma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF