KreuCelebrity

Dhurata 79 milionë dollarëshe që Brad Pitt i bëri ish-it, Jennifer Aniston, për 50-vjetor!

Dhurata 79 milionë dollarëshe që Brad Pitt i bëri ish-it,

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishin, pa dyshim, një nga çiftet kryesore të Hollivudit në fillim të viteve 2000. Çifti i formuar nga Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishte si diçka e dalë nga një film.

Çifti u martuan më 29 korrik 2000 dhe jepnin përshtypjen se do të ishin një çift përgjithmonë, megjithatë, më 7 janar 2005, gjithçka mes tyre mbaroi kur Pitt dhe Aniston lëshuan një deklaratë duke njoftuar ndarjen e tyre.

“Ju njoftojmë se pas shtatë vitesh së bashku kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. Dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i asnjë spekulimi të raportuar nga media”, shkruan ata.

Dhurata 79 milionë dollarëshe që Brad Pitt i bëri ish-it,

Marrëdhënia aktuale e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Pavarësisht divorcit, lidhja mes Pitt dhe Aniston nuk u nda përgjithmonë dhe ata mbetën miq të mirë, ndërsa Daily Mirror tani zbulon detaje rreth marrëdhënies së tyre aktuale. Mësohet se aktori bleu rezidencën, ku jetonte me Jennifer Aniston kur ishin të martuar, për 79 milionë dollarë dhe besohet se këtë pronë vendosi t’ia dhurojë aktores me rastin e 50-vjetorit të saj.

Vila, e cila i kushtoi çiftit 13 milionë dollarë në vitin 1999, u shit kur ata u divorcuan në vitin 2005, gjë që e hidhëroi Aniston. Tani, me këtë dhuratë për ditëlindje, ka shumë zëra që tregojnë se kjo dhuratë për ish-in e tij shihet si një përpjekje e Pitt për ta afruar ish-bashkëshorten.

Kujtojmë se Aniston së fundmi është divorcuar nga Justin Theroux dhe një nga arsyet e këtij divorci, duket se është zbulimi se aktorja mbante mesazhe romantike nga Pitt.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF