KreuCelebrity

“Shpirti zbukurohet pas sfidave të jetës”, rrëfimi prekës i vajzës që ia doli të mposhtë kancerin!

“Shpirti zbukurohet pas sfidave të jetës”, rrëfimi

Përballja me një sëmundje të rëndë është një prej sfidave më të vështira të jetës. Fatkeqësisht, lajmin se në trup diçka jo e mirë po zhvillohet e marrin sot shumë njerëz nëpër botë – e një prej sëmundjeve më të përhapura është ajo e kancerit, nga e cila vuajnë dhe preken shumë gra në botë.

Një sfidë e tillë këtë vit ka prekur edhe Desa Hotin, vajzën e guximshme nga Rahoveci, e cila në një moment ndjeu sikur e gjitha bota iu shemb, por ky nuk ishte fundi, thote Telegrafi. Desa u bë një emër i njohur për publikun kur realizoi një video senbilizuese me deputeten Duda Balje, e cila shfaqte momentin kur ajo heq flokët e saj, para se të hynte në kimioterapi. Videoja u bë virale në rrjetet sociale, duke shërbyer si një frymëzim, për shumë gra që ndeshen me këtë sfidë.

https://www.instagram.com/reel/CrXqA__AKcz/?utm_source=ig_web_copy_link

Desa, e cila tashmë është një e shëruar nga kanceri, tregoi  se sa e vështirë ka qenë beteja e saj me këtë sëmundje. “Ka qenë shumë e rende. Edhe vete sëmundja e kancerit tregon që është shumë e tepër e vështirë si sfidë, ama besoj se kur je një njeri i fortë e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpirti zbukurohet pas sfidave të jetës”, tha ajo për Telegrafin.

“Kuptohet që ka qenë shumë e vështirë edhe ka qenë një moment ku kam menduar se jeta ime u shemb aty. Por duke e përjetuar sëmundjen edhe procesin e shërimit në sëmundje, kam kuptuar se ne fakt, nuk mbyllet gjithcka në atë moment.... Ndoshta gjëja më e vështirë për mendimin tim është kimiterapia se është diçka që të lodh, dhe nuk është në dorën tënde që të japësh sa më shumë fuqinë tënde për të ngritur vetën. Ama, serish, sado që kam menduar që është tejet e vështire, thoja me vete: Do kaloje edhe kjo”, tha Desa.

Tani që gjithçka ka mbaruar, Desa ndjehet më e qetë dhe inkurajon shumë femra dhe meshkuj që të mos heqin dorë për asnjë moment, por përkundrazi të luftojnë sa më shumë kur marrin vesh se janë prekur nga kjo sëmundje.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF