Blero është një nga personat e njohur që iu bashkuan formatit të Big Brother VIP Kosova 2. Këngëtari ishte nga të parët banorë që u bënë pjesë e shtëpisë, ndërsa po vazhdon të jetë më pasiv sa i përket lojës krahasuar me të tjerët.
Së fundi, befasoi megjithatë me premtimin e bërë konkurentëve të tjerë nëse do të dalë ai fitues i programit. Blero tha se do t`i japë nga dhjetë mijë euro secilit prej tyre nëse e merr ai cmimin e madh të këtij reality shou.
Krijuesi i hitit “Fotografia” tha se meqënëse gjithçka transmetohet live, nuk ka sesi gënjen. “Ka kamera, çfarë dëshiron më shumë, nuk po gënjej. Të gjithë nga dhjetë mijë euro. Një milion për qind”, u shpreh mes tjerash 45 vjeçari.
Blero prej kohësh nuk ka qenë më aktiv as me ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa më së shumti është përfolur tani për jetën personale.