Aktori i humorit, Salsano Rrapi befasoi me veprimin e tij të fundit në rrjetin social “Instagram”, ndaj këngëtarit, Luiz Ejllit. Ai postoi një foto në “InstaStory” ku shihej krah gjithë aktorëve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, përfshirë këtu edhe Olta Gixharin.
Por ndryshe nga fotoja origjinale, ai ka hequr vetëm Luiz Ejllin nga postimi duke e prerë fotografine. Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Luizit, të cilët kanë “shpërthyer” në komente ndaj prezantuesit te "Portokalli".
Ai po kështu nuk e ndjek Luizin në rrjetet sociale. “Në kuadër të dashurisë’ ka per protagonistë Luiz Ejllin e Olta Gixharin. Ne kastin e tij janë po ashtu Salsano Rrapi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Roerd Toçe, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhljano Brisku, Megi Pojani, Sara Kolami.
Titulli i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: ‘në kuadër të lojës’, teksa filmi është në zhanrin “komedi-romancë”.



















