Pavarësisht se ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për marrëdhënien e vëllait të tij me Taylor Swift, Jason Kelce ditët e fundit ka ngritur disa shqetësime në lidhje me çiftin më të famshëm të momentit.
Ylli i "Philadelphia Eagles" foli së fundmi për NBC dhe shpjegoi se ishte i shqetësuar për sigurinë e vëllait të tij. "Është sigurisht çuditshëm, niveli që është tani”, tha ai, teksa shtoi,
"Nga njëra anë, jam i lumtur për vëllanë tim që duket se është në një lidhje për të cilën është i emocionuar dhe që është i sinqertë. Por nga ana tjetër nuk jam i sigurt çfarë lloj ndikimi mund të ketë kjo marrëdhënie tek ai".
Jason, natyrisht, i referohej vëmendjes së madhe që Travis ka marrë si nga publiku, ashtu edhe nga shtypi që kur lidhja e tij me këngëtaren u bë publike. “Ai ka arritur në një nivel tjetër të yjeve”, tha ai.
"Ka paparacë që flasin për atë nëse e ka furnizuar me karburant makinën e tij para ndeshjes sot dhe unë them: ‘A është vërtet ky informacion i nevojshëm për t'u ndarë? Ky është një nivel tjetër i yjeve me të cilin zakonisht lojtarët e futbollit nuk merren”, vazhdoi vëllai i madh i Jason Kelce.
Travis së fundmi bleu një rezidencë të re prej 6 milionë dollarëshe. Është raportuar se ai e ndjeu të nevojshme të blinte një pronë me më shumë privatësi pasi u përndoq nga shtypi gjatë muajit të kaluar.



















