KreuCelebrity

Betejë me leuçeminë, Wanda Nara shpërthen në lotë gjatë intervistës: “Fëmijët e mi…”!

Betejë me leuçeminë, Wanda Nara shpërthen në

E shoqja e Mauro Icardit, Wanda Nara bëri një rrëfim prekës së fundi mbi  betejën e saj me leuceminë gjatë një programi televiziv në Itali, gjatë të cilit nuk mundi t`i mbajë lotët.

Modelja kishte bërë një kontroll rutinë ku u gjet një anormali, e cila u diagnostikua si leucemi. Së fundmi, pavarësisht sëmundjes së saj, ajo është bërë pjesë e “Dancing With The Stars” në Itali, ku ka si partner balerinin Pasquale La Rocca. Një nga arsyet pse Nara u bë pjesë e këtij spektakli, ishin fëmijët e saj.

“Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët e zbuluan diagnozën time. Unë qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në “Dancing Ëith The Stars”, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme. Para nënshkrimit të kontratës, i pyeta mjekët nëse mund të angazhohesha në këtë spektakël gjatë trajtimit. Ata më thanë po, 100 për qind, bëje. Besoj se është një shembull për fëmijët e mi. Ata do të ndihen sikur gjithçka është në rregull. Po kërcej për të treguar se jam mirë”, është shprehur Nara.

Në një intervistë me Corriere della Sera javën e kaluar, ajo tha për sëmundjen se: “Ishte një pikë kthese krejtësisht e papritur. Po përpiqem të jetoj me të njëjtën forcë si më parë, duke e vlerësuar jetën çdo ditë. Gjithmonë kam menduar se asgjë nuk ka më shumë rëndësi se shëndeti, tani padyshim më shumë. Dua të jem me njerëzit që dua, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Betejë me leuçeminë, Wanda Nara shpërthen në

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF