KreuCelebrity

“Këtu luhen këmbët, jo dhëmbët”; Degradon debati mes Ronaldos dhe Eni Shehut: Shpirtzi!

“Këtu luhen këmbët, jo dhëmbët”; Degradon

Ronaldo Sharka është përfshirë sërish në debat mbrëmjen e kësaj të premte në “Dance With The Stars”. Ai zgjodhi të ngjitej në skenë me një kërcimi latin, i cili duket se nuk u prit aq mirë nga juria dhe u vlerësua me 20 pikë, teksa u kritikua se ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e ‘Dancing’.

“Këtu luhen këmbët, jo dhëmbët”; Degradon

Batutat aspak të këndshme, vazhduan deri sa erdhi dhe reagimi i Eni Shehut, që degradoi në debat të forte. Eni e cilësoi Ronaldon si një konkurrent të paaftë dhe u shpreh se në DWTS ata janë për të luajtur këmbët, jo dhëmbët. Ndërkohë Ronaldo e quan Enin, fans i Oltës dhe shpirtzi, ashtu siç kishte edhe kostumin që mbante veshur.

 “O Ronaldo, o yll bote, ça ke me mua, ke 3 javë që më je ngjitur, javën që shkoi u ankove për mbipeshën për kilet e tepërta, këtë javë vjen e thua që Eni është trajner fitnesi.

“Këtu luhen këmbët, jo dhëmbët”; Degradon

E vetmja herë që jam përgjigjur, kur kam folur me partneren tënde, që po të hapësh të shohësh provat, është vetëm duke u ankuar për ty e shkreta. Nuk dua t’jua prish festën, jeni shumë të mirë për TikTok, po jo për këtu. Këtu jemi të luajmë këmbët dhe jo dhëmbët, dhëmbët në një vend tjetër”, tha Eni Shehu.

Ndërkohë që Ronaldo, u përgjigj, “Rrogën e do me siguracione apo pa siguaracione? Mos harro se janë dy tetat majtas dhe djathtas, që ty të ngrenë pikët. Unë mund të bëj një debat me Oltën, por nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës. Ti vazhdo merr edhe një pankartë aty që shkruan “Olta Luaneshë”, edhe je në rregull.

Po mblidhe pak veten se je 40 vjeç, bën akoma të tilla diskutime. Ti do vëmendje dhe për fund kostumi i zi të shkon shumë, siç ke edhe shpirtin”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF