KreuCelebrity

Cher befason me deklaratën: Nuk më ka pëlqyer kurrë zëri im…

Cher befason me deklaratën: Nuk më ka pëlqyer kurrë

Këngëtarja legjendare Cher në një intervistë për revistën "Paper" tregon se nuk ka qenë asnjëherë adhuruese e muzikës së saj. “Unë nuk jam një fanse e Cher, por më pëlqen ta bëj këtë”, tha ajo, teksa shtoi, “Nuk më ka pëlqyer kurrë zëri im”.

Cher befason me deklaratën: Nuk më ka pëlqyer kurrë

Fituesja e “Grammy” më tej shpjegoi se ajo mendon se toni i zërit të saj është i çuditshëm. “Nuk tingëllon si burrë, nuk tingëllon si grua. Unë jam diku më në mes. Kam këtë stil të çuditshëm. Unë nuk e shqiptoj R-në time. Mendoj se disa bashkëtingëllore janë të vështira për t’u kënduar, kështu që më duhet t’i lë të hapura”.

77-vjeçarja shtoi se ajo nuk është ndjerë gjithmonë e kënaqur me shumë nga rekordet e saj të njohura. “Kam bërë kaq shumë albume dhe disa nga ato që mendoja se ishin aq të mira sa mund të pëlqeja një album timin nuk ishin hite. Dhe pastaj të tjera për të cilat nuk isha aq e emocionuar”.

Kujtojmë që Cher do të përballet me akuza të rënda në gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. 77-vjeçarja dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.

Cher befason me deklaratën: Nuk më ka pëlqyer kurrë

Tags:

cher

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF