Një deklaratë e bërë nga transgjinroja Edona James në reality-shoë-n Big Brother VIP Kosova, karshi këngëtarit Blero Muharremi nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e këtij të fundit.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Edona ka treguar një karakter me humor, të vërtetë e tejet të çiltër, batutat e së cilës shkaktojnë shpesh të qeshura tek banorët e tjerë në shtëpi.
Ditën e djeshme transgjiroja ju drejtua këngëtarit Blero duke i thënë se është e dashuruar me të dhe se kur të dalin nga Big-u do të donte të martohej me të. Deklaratë kjo që brenda në shtëpi ka shkaktuar të qeshura jo vetëm tek banorët e tjerë, por edhe tek vetë Blero.
Por, duket se babait të këngëtarit të njohur nuk i është dukur aspak ‘funny’ ky propozim, madje ai ka reaguar shumë ashpër ndaj Edona James duke u shprehur se ajo e ka vendin në psikiatri.
Në videon e postuar në Klan Kosova, teksa Edona i ‘propozon’ Bleros ndër komente të tjera dallon ai i Bajram Muharremit, ku shkruan:
“Edona e ka vendin në psikiatri, jo aty”.



















