KreuCelebrity

La Fazani fiton Festivalin e parë të Këngës në RTK

La Fazani fiton Festivalin e parë të Këngës në RTK
Këngëtari La Fazani me "Oj Kosovë" është shpallur fituesi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Ai triumfoi mes 10 finalistëve, të cilët u ngjitën në skenë në natën e tretë të Festivalit, teksa vendi i dytë i takoi "Angus Dei" me këngën "Një zemër për dy".

Juria, me kryetare Alma Bektashin dhe anëtarë, këngëtaren suedeze Ulja Sjostrom, kompozitorin Adi Hila, këngëtarin Alban Nimani dhe artisten e arteve pamore, Zake Prevulaj, vlerësuan vokalin dhe performancën e "La Fazanit".

Trofeu i këtij edicioni u nda nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.

Tags:

la fazani

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF