Si i eleminuari i rradhës nga programi i kërcimit “Dancing with the stars”, Armaldo Kllogjeri është ftuar në “Fan Club” për të folur rreth kësaj eksperience të tij.
Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo ashtu si gjithë kureshtarët, donte të mësonte të vërtetën LIVE për shtatzëninë e Titos, e në emision nuk kanë munguar ngacmimet.
Kllogjeri e uroi Kiarën për shtatzëninë, duke e bërë fakt të kryer. “Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.
“Sot le të flasim për ty dhe eksperiencën tënde, herë tjetër për mua“- tha moderatorja.
Kujtojmë se së fundmi lajmet për shtatzaninë e saj kanë qenë të shumta, si dhe janë komentuar shpesh daljet e saj me veshje të gjera që i mbulojnë barkun.