KreuCelebrity

Vdiq në ditëlindjen e saj, historia ( jo fort e njohur) e dashurisë së Matthew Perry dhe Julia Roberts!

Vdiq në ditëlindjen e saj, historia ( jo fort e njohur) e

Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare të shtunën, më 28 tetor: Kjo datë eshte ditëlindja e Julia Roberts, e cila edhe pse jo te gjithe e dijne, ka qene ish e dashura e tij. Aktorja e famshme hollivudiane mbushi 56 vjeç. 

Vdiq në ditëlindjen e saj, historia ( jo fort e njohur) e

Ajo dhe Matthew ishin bashke në mesin e viteve 1990. Ish-çifti filloi të takohej pikerisht gjate xhirimeve te serialit  “Friends”, e pohuar nga Perry në librin e tij me kujtime.

Vdiq në ditëlindjen e saj, historia ( jo fort e njohur) e

“Kështu filloi një flirt tre mujor me letra, pasi bëhej fjalë për periudhën para internetit, përpara telefonave celularë – të gjitha shkëmbimet tona ishin me faks e letra. Dhe ishin shumë, qindra”, shkruan Perry në librin e tij. “Tre ose katër herë në ditë ulesha pranë faksit dhe prisja që letra e saj e radhës të vinte ngadalë.”

Vdiq në ditëlindjen e saj, historia ( jo fort e njohur) e

Letrat e dërguara me faks, të cilat “u bënë romantike”, më pas u kthyen në telefonata që zgjasnin 5 orë. Pastaj Julia u shfaq në derën e tij. “Kur e hapa, ja ku ishte, një Julia Roberts e qeshur në anën tjetër. Mendoj se thashë diçka si, ‘Oh, Julia Roberts’”, kujton ai. Roberts më pas do të shfaqej në Friends ndërsa ata ishin tashmë çift. Ata e kaluan Vitin e Ri 2006 së bashku në shtëpinë e familjes së aktorit në New Mexico përpara se të dy të ndaheshin dy muaj më vonë.

“Takimi me Julia Roberts ishte shumë për mua. Unë isha vazhdimisht i sigurt se ajo do të ndahej nga unë. Pse mos të ndahej?’ ka shkruar Perry në kujtimet e tij. “Unë nuk isha i mjaftueshëm – nuk mund të isha kurrë i mjaftueshëm – isha i shtrembër, i padashur. Kështu që në vend që ta humbja, u ndava me bukuroshen dhe brilanten Julia Roberts”, thoshte ai.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF