Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë. Ata janë komentuar shumë për lidhjen disa vjecare. Por bukuroshja së fundi rrëfeu në një intervistë se Mërgimi e tradhëtoi me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani. Por, e ftuar në “Fol Shqip Shoë”, partnerja e Berishës ka treguar anën e saj të historisë, duke mohuar deklaratat e Vesës madje tha se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia kam marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha.
“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, është shprehur gruaja e Berishës.
“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ka rrëfyer mes tjerash Edona për njohjen me Mërgimin.
Burime ekskluzive për Iconstyle sakaq kanë zbuluar ftesën e Vesa Vllasaliut për Edona Berishën në dasmën e saj me Mërgim Berishën! Edona hodhi poshtë deklaratat e shoqes saj Vesës e cila dikur është shprehur se ajo ndërhyri në ndarjen e saj me Mërgimin. Edhe pse Edona mohoi edhe shoqërinë e saj me Vesën, letra thotë të kundërtën! Pra, dikur Vesa e ftoi shoqen e saj Edonën në dasmën e saj me Mërgimin por veprimi i këtij të fundit ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë!