Arbenita Ismajli u shfaq krejt ndryshe në fotot e fundit të postuara në rrjetet sociale. Modelja i befasoi ndjekësit me pamjen e saj te tjetersuar, që i detyrohej prerjes së re të flokëve: Baluket duket i shkonin shumë, e në përgjithësi pamja e saj me fustanin e zi shumë të shkurtër dhe me doreza të gjata, shfaqi linjat e saj perfekte.
Nuk dihet nëse në fakt, i ka prerë vërtet flokët edhe me ngjyrë krejt të ndryshme tani, kafe në të kuqe, apo bëhet fjalë për një paruke, por për cdo rast, duket jashtëzakonisht bukur!
Arbenita vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të komentuar të showbizit, si për nga karriera, por edhe nga ngjarjet e fundit të jetës së saj personale.
Modelja kohët e fundit është përfshirë në disa zënka me ish-partnerin e saj Feron, por gjithashtu edhe me reperin Unikkatil, pasi publikoi një bisedë private me të.