Adele ndaloi per një moment shfaqjen e saj në Las Vegas për të nderuar aktorin e ndjerë Matthew Perry pas vdekjes së tij tronditëse të shtunën! “Do ta mbaj mend atë personazh për pjesën tjetër të jetës sime”, tha këngëtarja e “Hello” për yllin e “Friends” –që interpretoi rolin e Chandler Bing në serialin hit.
Perry ndërroi jetë papritur në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshë 54-vjeçare. Këngëtarja e “Someone Like You” – foli për luftën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli. “Matthew ishte mjaft i hapur per betejat e tij me varësinë ndaj narkotikëve dhe largimin prej tyre. Gjë që unë mendoj se është tepër, tepër e guximshme”, tha artistja.
35 vjeçarja lavdëroi aktorin e ndjerë që i solli “aq shumë gëzim” jetës së saj, pavarësisht se e njihte Perryn vetëm përmes ekranit. “Personazhi i tij u bë një element kryesor në fëmijërinë e saj. Ai e bënte këtë gjatë gjithë kohës për të na bërë të qeshnim. Dhe nëse ndonjëri prej nesh do të kishte një ditë të keqe ose do të ndihej keq, ai thjesht do të pretendonte të ishte Chandler”, kujton këngëtarja.
“Dhe po, thjesht dua të them se sa shumë e dua atë që ai bëri për të gjithë ne. Sidomos atë që ai bëri për mua. Një nga personazhet më të mirë komik të të gjitha kohërave. Dhe shpresojmë, tani, ai mund të prehet në paqe”, u shpreh artistja.