Aktorët e “Në kuadër të dashurisë” ishin këtë herë në Tuz të Malit të Zi për premierën e filmit të tyre atje, dhe sigurisht, nuk kishte si mungonte protagonistja Olta Gixhari.
Edhe pse e njohur për format e kolme e të admirueshme trupore, ajo u shfaq me një bark të fryrë që bëri të ndizeshin spekulimet e një shtatzanie të dytë.
Olta e ka zhvendosur prej disa kohësh jetën e saj në Spanjë me partnerin, me të cilin janë prindër të një djali.
Ajo qe shprehur disa kohë më parë se nuk beson tek lidhjet në distancë. “Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe…këmbënguli ai më shumë”, pati thënë aktorja.