Alaudi Hamiti është një ndër burrat me stilin më të guximshëm në veshje në ekranin shqiptar. Moderatori i Big Brother VIP Kosova ka dalluar gjithmonë për të pasurit shumë shije në veshje, duke e reflektuar jo vetëm në jetën e tij të përditshme, por edhe në daljet televizive.
Ndonëse në përditshmëri, Alaudini zgjedh të jetë shpesh në stilin sport/casual, në ekran ai duket se është i apasionuar pas kostumeve. Ama, jo kostume të zakonta, siç rëndom shohim tek meshkujt, pasi për moderatorin nga Kosova, të paktën sa i përket veshjes, asgjë e zakonshme nuk është intersante.
Gjatë moderimit të Big Brother VIP dukja e Hamitit është përherë surprizuese, teksa shfaqet me modele, prerje, printe e ngjyra kostumesh që pak ose aspak i shohim tek ndonjë personazh tjetër publik shqiptar.
Herë me vija, herë më xixa e temina, e herë tjetër një copë velvet e theksuar, kostumet e Alaudin Hamitit rrëmbejnë lehtësisht vëmendjen e gjithkujt, të apasinuar ose jo pas modës



















